Është mbledhur sot Këshilli i Legjislacionit ku do të diskutohet çështja e imunitetit të Olta Xhaçkës, e cila akuzohet nga opozita se ka përfituar si partner strategjik nga qeveria.

E para që mori fjalën në këtë mbledhje ishte zonja Klotilda Bushka, e cila pohoi se ishte jo e lehtë që të gjendej një ekspert për të sqaruar ekspertizën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Ndërkohë, i ashpër është treguar deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili akuzoi Këshillin se po zvarrit procesin dhe leximin e qartë të vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

“Siç ne e kemi paralajmëruar mbledhjen e shkuar, kjo është strategji e juaja për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka zgjidhur një konflikt kompetencash me shumicën dhe pakicën. Jemi të nderuar me prezencën e ekspertit. Por ne prezantuam procesverbalin e shkuar. Ne do të shqyrtonim kërkesën për zonjën Xhaçka. Ju shtytë mbledhjen se donit një ekspert për këtë çështje. Ju thatë se do gjejmë ekspertin për të bërë shpjegimin. Dulni dhe flisni për të dhënë leksione në drejtësi, dhe në një sprovë konkrete të kësaj qeverie, vijnë këtu dhe zvarrisin një çështje të thjeshtë.

Tani duan të marrin dhe dy muaj kohë se ishin të zënë. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi. Sot kanë thirrur dhe thonë kemi gjetur ekspertin. Kjo është tallje e madhe me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, zvarritje e vendimeve. Nëse keni vendosur të sfidoni Kushtetuesen, këtë rrugë duhet ta vazhdoni vetëm. Nëse ju talleni me zbatimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk flitet më për efiçensë. Ju mund të merrni në mbrojtje zonjën Xhaçka. Mos e vazhdoni më këtë teatër, pse e zvarrisni këtë proces. Sot bëtë një tjetër tallje me reformën në drejtësi, vazhdoni në mbrojtje Olta Xhaçka, liruar nga burgu Saimir Tahirn. Do të dilni si e vetmja maxhorancë që merr një mbrojtje një ministre dhe deputet për të marrë statusin e investitorit strategjik. Qytetarët nuk kanë bukë të hanë. ministrja ka 5 mln euro për të bërë hotel në bregdet. Zonja ministre ka vendosur të shkelë ligjin dhe do të duhet të shkojë dhe të përballet në Gjykatë Kushtetuese. Çojeni të GJK dhe të vendosë Gjykata Kushtuese”, tha Bardhi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb