Edhe pse një nga këngëtarët më të suksesshëm në tregun muzikor, Mandi Nishtullës nuk e kishte menduar se një ditë do të ngjitej në një skenë gjigande në sheshin “Skënderbej”. Ai shpesh e kishte deklaruar nëpër intervista se nuk e ftonin në koncerte të tilla për shkak të paragjykimeve.
Por pasi ai këndoi për herë të parë në sheshin “Skenderbej” nuk harroi të falenderonte njeriun që e ftoi të ishte pjesë e kësaj eksperience, kryebashkiakun Erion Veliaj.
I pyetur për këtë Veliaj tha për moderatoren Çenkuela Hasa në NEWS24 se ai që kërkon dhe gjen duke zbuluar që Mandi i ka çuar mesazh.
“Ai më çoi një mesazh shumë simpatik dhe unë jam me parimin kush kërkon gjen. Ndonjëherë njeriu ngarkohet me mendime e paragjykime të cilat e ndalojnë të kërkoj. Ne i provuam dhe Mandi Nishtullës se mjafton të kërkosh dhe përfshihesh, Tirana ka vend për të gjithë. Bashkia Tiranës është vlerësuar nga Komisioni Europian si Bashkia më miqësore me komunitetin rom”- tha Veliaj për FitStation.