Sadio Mane u largua nga Bayern Munchen pas vetëm një sezoni, për t’u transferuar në Arabinë Saudite te Al-Nassr. Ai ka dhënë një intervistë për mediat, ku ka treguar arsyet për zgjedhjet e tij.

“Bajerni? Mendoj se të gjithë e panë se sa shpejt ndodhi gjithçka. Nuk ishte një vendim i vështirë. Këtu (Al Nassr) është Cristiano Ronaldo, i cili është një nga lojtarët më të mirë në histori, ose edhe më i miri. Sigurisht, kjo e bëri vendimin më të lehtë.

Ne e pamë në Kupën e Botës Katarit 2022 që lojtarët sauditë janë teknikisht të mirë. Ata dinë të luajnë me top dhe dua që ky ekip të ketë një sukses të vërtetë”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: