DIBËR

Rreth 150 mjete të ndryshme janë nisur nga i gjithë qarku i Dibrës për në Tiranë për të marrë pjesë në manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se qytetarët janë nisur me makina private dhe mikrobus madje ka nga ata që janë nisur që mbrëmjen e kaluar për t’i shpëtuar policisë pasi ka kontrolle të shumta në Maqellarë, Qafë Buall dhe në dalje të Burrelit. Forcat policore kanë dalë në këto pika kontrolli që në orët e para të mëngjesit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb