TIRANE- Duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS, Ulsi Manja kërkoi konsensusin e opozitës për pr.ligjin e magjistratëve për të cilin nevojiten 84 vota për miratim. Manja tha se nuk ka kolaps në sistemin e drejtësisë dhe se opozita nuk e kupton si duhet reformën në drejtësi. Sipas Manjës, nuk ka dialog me kushte me opoziten për të zhbërë reformën në drejtësi.
“Pr.ligji për magjistratët është votuar njëherë me 84 vota në mandatin e kaluar dhe aktualisht duke qenë se dy organet reja të drejtësisë nuk janë krijuar ende për të bërë emërimin e magjistratëve të ri propozimi ynë synon që këtë ta bëjë direkt ligji në një dispozitë tranzitore. Ne nuk i kemi 84 vota, por kjo nuk na pengon që ne të shohin njëri-tjetrin në sy dhe të themi disa të vërteta për reformën në drejtësi.
Opozita nuk e kupton si duhet reformën në drejtësi. Çfarë e keqe mund ti vijë opozitës nga magjistratura. S’ka kolaps në sistemin e drejtësisë, Kushtetuta s’ka dhënë recetë për kapsllëkun e opozitës. Nëse organet e reja të drejtësisë do funksionojnë do ju them se vapa e korrikut 2016 do ju duket dimër. Nuk është shantazh. O jemi në krahun e shqiptarëve dhe për reformën në drejtësi ose rrugë të mesme nuk ka. Si ka mundësi sulmohet vettingu me absurditet. Dialog me kushte për tu rikthyer në korrikun e 2016 për të zhbërë reformën në drejtësi dhe vettingun, nuk ka ka, harrojeni se nuk ka”- tha Ulsi Manja.
(d.d/BalkanWeb)