TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka analizuar Samitin e Berlinit duke ndarë fitimtarët dhe humbësit e Berlinit. Ai thotë se politikanët fituan por shqiptarët humbën duke iu referuar dhe Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas Manjanit, shqiptarët paguajnë kostot e udhëheqësve megallomanë, të papërgjegjshëm dhe që punojnë thjesht për karrierat e tyre politike.

POSTIMI I MANJANIT
Fitimtarët dhe humbësit e Berlinit
Në Berlin fituan politikanët, por paguan shqiptarët.
Politikanët fituan, pa dyshim:
1. Rama fitoi një takim të nivelit të lartë pas shumë kohësh injorim.
2. Thaçi konfirmoi rolin e tij udhëheqës në Kosovë.
3. Haradinaj konfirmoi drejtësinë e vendimit të tij për taksën me Serbinë.
4. Opozita Shqiptare konfirmoi drejtësinë e qëndrimeve të saj anti-qeveri.
Nga ana tjetër, Merkel dhe Macron vendosën rolin e tyre drejtues mbi Ballkanin, pas humbjes së dukshme të interesit Amerikan në rajonin tonë.
Por çfarë mbeti realisht për Shqiptarët?
1. Nuk ka negociata dhe aq me pak anëtarësim në BE.
2. Kosova ende nuk ka fituar të drejtën të lëvizë lirisht në BE.
Samiti i ofroi shqiptarëve edhe njëherë lugën bosh të “perspektivës europiane”, me të cilën duhet të ngopen..☹️☹️☹️
Pra shqiptarët janë realisht humbësit, sepse vetëm paguajnë kostot e udhëheqësve megallomanë, të papërgjegjshëm dhe që punojnë thjesht për karrierat e tyre politike.

Manjani Fb
Manjani Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb