Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një reagimi në rrjetet sociale ka ironizuar  iniciativën e PS për të shkarkuar Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë.


Manjani shprehet se Rilindja me siguri do të shkarkojë Arben Malajn dhe në vend të tij do të emërojë Arben Keshin.


Përmes ironisë, ai thotë se Keshi është personi i duhur për të punuar në bankë, pasi edhe mbiemri i përshtatet me këtë vend pune.


“Rilindja do të shkarkojë Arben Malajn nga Banka e Shtetit, por do të emërojë Arben Keshin. Mbiemri i përputhet me vendin e punës”, thotë Manjani.

Kujtojmë se Arben Keshi është personi që doli në përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, i dyshuar për blerje të votave në rrethin e Dibrës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb