Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në Facebook shprëehet se ideja për të emëruar 6 gjykatës në Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të zgjidhë problemin është e gabuar.

Sipas Manjanit, duhet me numër tek që të sigurohet një vendimmarrje brenda gjykatës, pasi një ndarje 3 me 3 e tyre nuk do të sillte asnjë vendimmarrje.

Statusi i plotë:
Që të jemi prap të qartë:
Ideja që ka Rilindja dhe disa misione të huaja se duke emëruar 6 gjykatës në Gjykatën Kushtetuese do ta zgjidhë problemin, është e GABUAR.
Gjykata Kushtetuese, jo pa qëllim, përbehet nga 9 anëtarë, pra me një numër tek. Qëllimi është që të sigurohet një vendimmarrje brenda gjykatës.
Se ja ta zëmë e bënë Gjykatën me 6 anëtarë, 3 të zgjedhur nga Parlamenti e 3 nga Presidenti. 6 gjykatësit mblidhen për të marrë vendim dhe ndahet 3 me 3. Çfarë ndodh?!

Duhet se zbën edhe 3 të zgjedhurit nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit është e shkrirë dhe ska gjasë të bëhet shpejt…
Ja pra që nuk është zgjidhje, sepse prap do jemi pa gjykatë edhe me gjykatës të emëruar…
Kot vijnë vërdallë me rrena! Duhet të marrin përgjegjësinë që ju takon për këtë katastrofë dhe të kërkojnë zgjidhje.
Zgjidhja fillon nga krijimi i Parlamentit pluralist me zgjedhje të menjëhershme.
Të tjerat janë rrena që zgjasin agoninë…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb