TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se njëri nga kandidatët e LSI-së që ka pranuar të hyjë në parlament nuk mban telefon dhe arsyeja është se e kërkojnë borxhlinjtë.

Në një status në “Facebook”, Manjani ironizon kryeministrin Edi Rama dhe faktin se tha se me opozitën e re do bëhet reforma zgjedhore.

“Njëri prej kandidatëve të listës, i cili ka pranuar të hyjë në Parlament, nuk mban telefon. Nuk dihet se me ç’mjet komunikimi u lidh me Amerikanët, për të dëgjuar ‘këshillën e tyre’…
Arsyeja pse nuk mban telefon është se e kërkojnë borxhlinjtë.
Këta të fundit tashmë mund ta gjejnë në Parlament. S’ka ç’u duhet Telefoni…
Ndërkohë, sipas lugat-kryeministrit, me këtë figurë dhe të tjerë si ky do bëhet Reforma Zgjedhore.
Kot lodhen me reforma! I ka gati të shpallin edhe rezultatin e zgjedhjeve pa bërë zgjedhje fare. I fusin një të miratuar sondazheve të Fugës (Endri) dhe zgjidhet kjo punë. Kështu lahen borxhet dhe vendoset demokracia… Demokraci, jo shaka! ???”, shkruan Manjani.

Manjani Fb
Manjani Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb