TIRANE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për shkarkimin e prokurorit Ramadan Troci. Manjani ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimin e të cilit, ish ministri e konsideroi një goditje të rëndë për vettingun. Në nisje të reagimit të tij, postuar në facebook, Manjani shkruan se Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet.

“Krejt pa ligj e pa prova! E përsëris: ONM shprehu konsiderata të larta për Ramadan Trocin.Vendimi i sotëm i KPK është goditja tjetër e rëndë e proçesit të rregullt ligjor të vetting! Nuk besoj se ka me peshk që beson në drejtësinë e këtij procesi. Ai kontrollohet nga Rilindja!- shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i Plotë:

Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet.

Pa asnjë dyshim që kështu është!

Ai e kaloi në mënyrë korrekte procesin e Vetting. ONM deklaroi qartë në seancën dëgjomore: “ ishte një prezantim dhe deklarim korrekt dhe shterrues, pra që nuk ka asnjë dyshim”.

Por Kolegji ka axhendë tjetër…

Ramadan Troci nuk u nënshtrua asnjëherë presionit politik. Beri detyrat e tij si prokuror kudo e caktuan. Më së fundi u komandua në Vlorë ku sekuestroi shumë jashtë mase shumë toka në bregdet, të zabtuara nga fallsifikatorë dhe Rilindas.

Këta të fundit bën çmundën ta largojnë nga Vlora dhe ja arritën kohë më parë. Ja arritën që kur Prokuror i Përgjithshëm ishte Adriatik Llalla!!!

Tani bënë sulmin tjetër! Krejt pa ligj e pa prova! E përsëris: ONM shprehu konsiderata të larta për Ramadan Trocin.

Vendimi i sotëm i KPK është goditja tjetër e rëndë e proçesit të rregullt ligjor të vetting!

Nuk besoj se ka me peshk që beson në drejtësinë e këtij procesi. Ai kontrollohet nga Rilindja!

ONM për fat të keq është kot!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb