TIRANE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në ‘Facebook’ ka ironizuar komentet e kryeministrit Edi Rama për programin e opozitës. Sipas Manjanit, ky argument i Rilindjes është qesharak për faktin se Rama nuk erdhi në pushtet me program, por me një palë tuta dhe me një tepsi virtuale.

Ish ministri thekson se vetë kreu i Qeverisë i ftuar në ‘Opinion’ është shprehur se nuk ka asnjë program.

Postimi i Ylli Manjanit

Argumenti me qesharak që propaganda përdor kundër Opozitës është:

“ata skanë program”.??

A thua se Rilindja erdhi e vetme në pushtet me program…

Harruat si u bë Kryeministër Edvini?! Me një palë tuta dhe me një tepsi virtuale…

Madje tha vetë në tekst në Opinion me duar lart: “nuk kam program”!

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb