TIRANE

Ish ministri, Ylli Manjani është shprehur se kryeminsitri Edi Rama ofendon gazetarët me fjalën ‘kadri’, por në fakt ai është kryekadriu që ka mbijetuar në politikë.

I ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në News24, Manjani tha se dalja nga koalicioni me PS i LSI ka qenë i vonuar, paso koalicioni kishte rënë.

Kryekadriu është njeriu që ka mbijetuar për fat të keq në politikë duke shantazhuar gazetarë që nga historia e hershme e tij politike. Nuk ndodh me politikanë të tjerë. Ky ka një psikozë të rënduar me fjalën e lirë. Sot po arrin ta shohë publiku se deri më sot ka qenë i maskuar.

Dalja nga koalicioni me PS ka qenë e domosdoshme dhe e vonuar. Duhet të dilnim që në verën e 2016. Koalicioni kishte rënë. Ne ishim shumë afër me PD. Ne nuk kishim më lidhje me Rilindjes. Gabimi i fundit i LSI ishte që mirë që doli nga koalicioni, por më pas donte të hynë sërish”- tha Manjani.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: