Ish ministri Ylli Manjani ,ka zgjedhur shprehjen e presidentit amerikan Donald Trump, por në versionin shqiptar, Make Albania Home Again, për të cilën thotë se është sfida jonë e përbashkët. Në një postim në facebook, Manjani shkruan se nëse shqiptarët thirren për të votuar sot, shumica dërrmuese e votuesve nuk dëshirojnë të votojnë.

“Janë shumë shqiptarë të neveritur nga politika dhe që jetojnë në ndjesinë e mungesës së shpresës.Pa dyshim arroganca e qeverisë dhe dobësimi i opozitës janë shkaqet e dukshme. Në thelb kjo lloj politike nxit largimin e njerëzve nga vendi dhe nga dëshira për të marrë pjesë në politikë.Çështja është se me ketë sjellje ne nuk rrezikojmë thjesht fatin e opozitës së sotme, por DEMOKRACINË.” Shkruan Manjani ndërsa shton se ljo situatë, ku njerëzit largohen, nuk marrin pjesë, frikësohen, blihen, mbyllin gojën çon natyrshëm në diktaturë!

Në vijim, Manjani shkruan se barra kryesore për të sjellë shpresën në këtë vend i mbetet natyrshëm opozitës.

“Ndaj detyra tani është hartimi i një projekti përfshirje të madhe politike. Duhet rikthyer shpresa se ky vend do bëhet me shqiptarë dhe jo me emigrantë! Është fjala për një projekt të madh që kërkon energji, ide dhe bashkbisedim jo më me struktura partish, por me njerëz në çdo lagje, pallat e pse jo shtëpi.”-vijon ndër të tjera Manjani, ndërsa përfundon duke shkuar se zgjidhja është ‘Të bëjmë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb