Për ish ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani zgjedhje vendore të 30 qershorit janë të rrezikuara.

“Zgjedhjet lokale që janë dekretuar tashmë për qershorin e ardhshëm janë të rrezikuara. Janë të rrezikuara jo nga Kodi Zgjedhor, as nga mungesa e ndryshimeve në të. Por thjesht nga qeveria. Janë tre elementë themelorë që i bëjnë zgjedhjet realisht gati të pamundura për tu mbajtur. E përsëris jo për faj të Kodit Zgjedhor as reformës zgjedhore.” Shkruan Manjani në një postim në facebook, ndërsa liston edhe tre faktorë që sipas tij rrezikojnë zgjedhjet e 30 qershorit dhe që nuk kanë lidhje me Kodin Zgjedhor.

Postimi i plote:

Zgjedhjet lokale që janë dekretuar tashmë për qershorin e ardhshëm janë të rrezikuara.

Janë të rrezikuara jo nga Kodi Zgjedhor, as nga mungesa e ndryshimeve në të. Por thjesht nga qeveria.

Janë tre elementë themelorë që i bëjnë zgjedhjet realisht gati të pamundura për tu mbajtur. E përsëris jo për faj të Kodit Zgjedhor as reformës zgjedhore.

1. Rreth 1.4 milionë karta identiteti skadojnë në periudhën janar-qershor 2019. Mjafton ti hidhni një sy kartës së identitetit dhe do shihni se ato u lëshuan për herë të parë në fillim të vitit 2009 dhe me afat vlershmërie 10 vjeçar.

Rinovimi i tyre ka kohën në
Periudhën janar-qershor 2019. Pyetja është: a do të mund të rinovohen 1.4 milionë karta para zgjedhjeve, në kushtet kur tarifa është rritur dhe radhët do jenë të gjata???

Bëhet fjalë për 1.4 milionë!!! Max 1.7 milionë marrin pjesë në votim. Dhe ky maximum ka ndodhur vetme një herë në 2013, sepse mesatsriaht marrin pjesë 1.5 milionë.

Kujtoj se për të votuar zgjedhësi duhet të ketë një dokument identifikimi të vlefshëm.

Qeveria as edhe një thirrje publike se ka bërë për këtë katastrofë që po vjen. Qoftë edhe tek ERTV.

2. Listat e zgjedhësve janë realisht të rrezikuara që të jenë të besueshme. Teknikisht listat dalin nga rregjistri Kombëtar i Gjendjes civile dhe hartohen sipas sistemit të adresave.

Të dyja këto burime nga dalin listat janë me probleme. Regjistri i gjendjes Civile ka 19 muaj pa mirmbajtje, se qeveria nuk ka berë dot nje tender. Një Regjistër i pa mirmbajtur do të thotë DEFEKT. Defekti mund të jetë çdo gjë….

Sistemi i adresave është deshtim gjithashtu. Askush nuk e di ku e ka vendbanimit aty ku na ka rregjistruar OSHEE apo aty ku kemi gjendjen civile.

Ngatërresë e madhe kjo, që mund të sjelle konfuzion sepse votuesit mund të mos gjenden më në qendrën e votimit ku janë mësuar.

Si rradhet e gjata për karta ashtu edhe adresa e gabuar janë faktorë që e lodhin dhe e demotivojnë votuesin të marrë pjesë në votime.

Natyrisht që pjesmarrja e ulët është në favorin e qeverisë.

3. Të fortët dhe policia militante janë faktor tjetër shkatërrues për zgjedhjet. Kemi dëgjuar deklarata publike të fortësh që thonë “hajdeni ta shihni në zgjedhje”. Prokuroria nuk po bën asnjë përpjekje serioze për të izoluar të fortët dhe policët militantë.

E përsëris te tre këto faktorë nuk kanë lidhje me Kodin Zgjedhor.

Kanë lidhje me veprimtarinë e qeverisë.

Në këto kushte vështirë të ketë zgjedhje. As votime…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb