GREQI

Me 22.5 metra gjerësi dhe gjatësi 195,80 metra, MS Braemar është anija më e madhe që ka kaluar Kanalin e Korintit.

Kanali artificial, që lidh Gjirin e Korintit me detin Egje, është pak më shumë se 24 metra i gjerë dhe ka një gjatësi rreth 6345 metra.

Breamar u nis në 27 shtator nga Southampton, në Mbretërinë e Bashkuar, për një krocere 25 ditëshe në Kanalin e Korintit dhe ishujt grek. Për 929 pasagjerët në bord kjo ka qenë një eksperiencë emocionuese.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb