Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një rast në autostradën Durrës-Tiranë, ku një drejtues kamioni kryen manovra të gabuara.
Pas verifikimeve të kryera, u vendos masa administrative gjobë 20 000 të rinj ndaj drejtuesit të kamionit.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Në lidhje me një video të publikuar në një rrjet social, për një drejtues kamioni i cili kryen manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë, ju informojnë se:
Policia Rrugore e Tiranës, ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka vendosur masën administrative 20 000 të rinj, sipas nenit 350 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të kamionit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.