IRAK – Militantët e ISIS duhet të respektojnë rregullat e shkruara në një manual të veçantë për mënyrën se si duhet të sillen me skllavet seksuale. Në dokument shpjegohet me detaje mënyra se si duhet të përdhunohen, rrihen dhe shiten vajzat e kapura rob, pa marrë parasysh nëse janë të rritura apo vajza të vogla.

Mësohet se manuali është ndërtuar në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve. Për militantët konsiderohet e ligjshme që një skllave të përdhunohet dhe madje edhe të lihet shtatzënë, menjëherë sapo i ka rënë në dorë, edhe në qoftë se është e mitur.

Një skllave seksi e moshës 40-50 vjeç mund të blihet deri në 35 euro, ndërsa vajzat e vogla që janë më pak se 9 vjeç blihen deri në 130 euro.

Më shumë se 5 mijë femra janë rrëmbyer nga ISIS dhe mes tyre ka edhe shumë fëmijë që mbahen si skllave seksuale. Shumica janë të komunitetit Jazidi.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: