PARIS – Qeveria franceze ka përgatitur një manual të vogël, që u shpjegon qytetarëve se si të veprojnë në rast të sulmeve terroriste. Ky manual do të vendoset në të gjitha vendet publike, si stadiume, stacione dhe aeroporte.

Janë rregullta të thjeshta, të cilat synojnë të shpëtojnë sa më shumë jetë në rast atentatesh.

“Këshilla e parë është t’ia mbathësh nga vendi i sulmit. Nëse nuk arrini të largoheni, hiqjani zilen celularit dhe mundohuni të fshiheni. Sapo të jeni në një vend të sigurt, njoftoni policinë dhe zbatoni instruksionet e forcave të rendit. Kur të vijë policia ngrini duart lart, që të mos iu ngatërrojnë me terroristët e rrezikshëm”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb