Boban Iliç, maqedonasi që shtypi për vdekje me makinë vogëlushin shqiptar Almir Aliu është dënuar me 6 vjet heqje lirie. Jo vetëm kaq, por Iliçit i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndërkohë, gjykata ka dënuar edhe babanë e Almirit, Sedat Aliun me 6 muaj burg për “dhunë”. Babai i Almirit përpara mediave deklaroi se ky vendim e vrau për së dyti djalin e tij.

Iliç fillimisht u akuzua me veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërsa më pas u rikualifikua veprën për “aksident trafiku me vdekje pasojë”.

Ngjarja e kobshme ndodhi në korrik të vitit 2016, ku për shkak të një zënke verbale mes familjes Aliu dhe vëllezërve Iliç, me veturën e markës Mercedes vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu u shtyp për vdekje nga Boban Iliç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb