MAQEDONI- 40 persona kanë sulmuar ditën e sotme stacionin policor në Goshnicë, kufi me Kosovën. Mediat maqedonase bëjnë me dije se personat që kryen sulmin deklaruan se ishin të UCK-së.

“Do të ju ekzekutojmë të gjithëve. Duam shtetin tonë. Policia njoftoi se me këto fjalë njëri prej 40 personave të armatosur u është drejtuar policëve kufitar në stacionin policor në fshatin Goshincë të Likovës. Sipas policisë, bëhet fjalë për grup mirë të armatosur, të cilët sipas policisë kanë komunikuar në gjuhën shqipe. Ata kanë arrestuar katër policë, ua kanë lidhur duart, kurse njërin e kanë rrahur.

Njëri prej tyre, përmes një përkthyesi u është drejtuar me këto fjalë: “Ne jemi nga UÇK. Tregojuni se nuk do të mund të ju shpëtojë as Ahmeti e as Gruevski. Ne nuk njohim marrëveshje të Ohrit. Të gjithëve do t’u ekzekutojmë. Duam shtetin tonë”, ka thënë ai.”- shkruajnë mediat maqedonase.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb