MAQEDONI-Shtatë persona të plagosur mes tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur të shtunën pasdite në Ohër, kur janë përplasur dy makina.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Sipas mjekëve të spitalit, dy pacientë të aksidentuar janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësi i Policisë në Ohër, Stefan Dimovski deklaroi se aksidenti ndodhi kur një makinë e tipit “Shkoda” me targa të Ohrit që po lëvizte nga Kërçova për në Ohër, ka rrëshqitur në rrugë duke kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur drejtpërdrejt me një makinë të tipit “Opel Korsa” nga Tetova, raporton Ina.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personave të plagosur, vijojnë hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: