MAQEDONI- Çmimet e benzinës dhe naftës kanë rënë me 1.5-2 dinarë për litër të hënën në mesnatë, siç ka vendosur Komisioni Rregullator i Energjisë ERC.

Në përputhje me këtë marrëveshje, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 59.5 dinarë për litër, EUROSUPER BS-98 është 61.5 dinarë, EURODIESEL 46 dinarë, si dhe gazi i lehtë për përdorim shtëpiak u tregtua me 34.5 dinarë për litër. Gjithashtu edhe çmimi i shitjes me pakicë i naftës krudo gjithashtu ka rënë duke u tregtuar me 21.17 dinarë për kilogram.

ERC thotë se çmimet e ulta vijnë si pasojë e çmimeve të ulta në tregjet globale, si dhe prej kursit të këmbimit të dollarit amerikan me dinarët maqedonas. /independent.mk/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: