MAQEDONI- Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pritet t’i japë sot në orën 12:00 mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit.
294737
Lajmi është konfirmuar për “Press24” nga Kabineti i presidentit.

Mësohet se Zaev ka arritur para 10 minutash në Presidencë dhe pritet që në çdo moment të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re.

Ivanov pritet ta marrë këtë hap dy ditë para afatit për dorëzimin e mandatit.

Nga ana tjetër kryeparlamentari Telat Xhaferi kishte paralajmëruar se nëse Ivanov nuk i dorëzon mandatin Zaevit, qeveria do të formohej në Kuvend.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb