MAQEDONI E VERIUT

Shërbimet e sigurisë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike janë duke lokalizuar shtetasit turk të cilët kërkohen nga Turqia mbi bazën e akuzave për terrorizëm dhe puç shtetëror. Organi akuzën bën të ditur se hetimet po vazhdojnë, duke mos ndarë detaje më tepër me arsyetimin për ndjeshmërinë e procedurës. Nga ana tjetër, policia për arsye besueshmërie nuk tregon nëse njëri nga 15 shtetasit turk të kërkuar nga autoritetet në Turqi është sigurua.

Sipas alsat se në Maqedoninë e Veriut dyshohet se fshihen  edhe njëri nga lobuesit relevant të organizatës, angazhimi i të cilit ka qenë sigurimi i fondeve nga burime të ndryshme. Madje përflitet për angazhimin e tij si një klerik, me qëllim thithjen e fondeve dhe transferimin e parave në llogari të organizatës së ashtuquajtur “FETO”. Të dhënat nuk japin elemente konkrete për rolin e tij në puçin e 15 korrikut të vitit 2016.

“I akuzuari ka marrë pjesë ne formimin e organizatës terroriste “FETO” në Bursa. Angazhimi i tij ka qenë si “imam i madh” ndërsa më pas “imam i madh i autorizuar” ku edhe ka marrë pjesë në “Bordin e të besueshmëve”. Nga anëtarët e bordit ka mbledhur para, bursa, zekat dhe donacione për kurbane. Të gjitha paratë i ka transferuar në xhirollogari të organizatës terroriste “FETO”.- thuhet në detajet nga dosja “FETO”

Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë tashmë disa herë kanë njoftuar se për ekstradimin e 15 shtetasve turk do të respektohen Konventat ndërkombëtare për ekstradim dhe legjislatura vendore. Ndërkohë mediat turke në vazhdimësi raportojnë për një zinxhirë biznesesh dhe institucionesh arsimore dhe kulturore në Maqedoni të Veriut, që sipas tyre janë drejtpërdrejtë të lidhura me strukturat e të ashtuquajturës organizatë “FETO”.

Në mesin e tyre janë Asociacioni i biznesit dhe industrisë në Maqedoni me 73 kompani anëtare, kolegji “Yahya Kemal”, fondacionet “Safak”, “Toleranca” dhe “Horizontet”, ndërsa në mesin e tyre ka edhe agjenci turistike si “Rainbou” dhe “Bashak”. Çështja e Gylenistëve në Maqedoninë e Veriut u aktualizua pas vizitës së ministrit turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar i cili nga autoritetet vendase kërkoi ekstradimin e 15 të dyshuarve për lidhje me organizatën e ashtuquajtur “FETO”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb