MAQEDONI E VERIUT

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e ditës së djeshme miratoi vendimin që detyron të gjitha institucionet të bëjnë ndryshim në tabelat publike në hyrjet e tyre, lidhur me emrin e vendit. Emri duhet shënuar me  pajtim me amendamentet 33, 34, 35 dhe 36 nga Kushtetuta, Ligji kushtetues për zbatimin e amendamenteve dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Vendimi është marrë pas propozimit të Grupit të punës ndërdikasterial për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndalimin e vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik midis palëve.

Qeveria në seancën i urdhëroi institucionet të kryejnë edhe kontroll nëse kanë ndryshuar të gjitha shënimet digjitale (logot, memorandumet, komunikimet elektronike, ueb-faqet, mediumet…), si dhe memorandumet, materialet e shtypura, dosjet, indikatorët, në pajtim me konkludimet nr. 4 dhe nr. 5 nga seanca e  120-të dhe në afat prej shtatë ditëve deri tek Grupi i punës ndërdikasterial të dorëzojnë raport përmbledhës nëse është kryer ndryshimi i kërkuar dhe deri në cilën shkallë.

Në vazhdim të kumtesës qeveritare është bashkëngjitur lista e institucioneve me titullin e ri. Me listën përfshihen gjithsej 136 institucione.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb