SHKUP-Një gjykatë në Shkup e ka hedhur poshtë dje ankesën e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Vllado Buçkovski, mbi vuajtjen e dënimit me dy vjet burg lidhur me rastin “pjesët për tanke”.

 

Buçkovski ishte dënuar së bashku me shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë së Maqedonisë, Metodije Stambolijski, në vitin 2001, për shkak të përfshirjes në blerjen dhe shitjen e pjesëve të përdorura për tanke, ku u vlerësua se shteti është dëmtuar për 2.5 milionë euro.

 

Mediat në Shkup kanë raportuar se Buçkovski brenda tetë ditësh, pasi vendimi të bëhet i plotfuqishëm, duhet të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg.

 

Vllado Buçkovski më parë ka shërbyer si kryeministër dhe ministër i mbrojtjes.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb