MAQEDONI – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka lënë sonte në mbrëmje spitalin e Tetovës dhe është nisur drejt shtëpisë së tij në Zajaz, për shërim shtëpiak. Por nga ana tjetër, shoferi i tij është dërguar në shtëpi me autoambulancë, për shkak të lëndimeve më serioze.

Mediat e Maqedonisë raportojnë se Ahmeti ka lëvizur me këmbët e tij duke u larguar nga spitali, i shoqëruar nga disa përfaqësues të tjerë të partisë dhe bashkëpunëtorë të tij. Siç mësohet ai do të udhëtojë në Zajaz, ku për disa ditë do të jetë në trajtim mjekësor në shtëpinë e tij.

Gjatë qëndrimit në spital, Ahmeti u takua me kreun e Parlamentit Shqiptar, Ilir Meta si dhe me zëvendëskryeministrin kosovar Hashim Thaçi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: