MAQEDONI-Kreu i opozitës i të majtës maqedonase, Zoran Zaev, u akuzua për përgjimin e drejtuesve shtetërorë, theksuan burime gjyqësore.

”Zaev u akuzua se kishte kryer akte të dhunshme kundër zyrtarëve të lartë të vendit”, sipas një komunikate të Prokurorisë.

Katër persona të tjerë, përfshirë dhe një ish-drejtor të shërbimeve sekrete maqedonase, Zoran Verusevski, u akuzuan për të njëjtën çështje për spiunazh dhe për përgjim të zyrtarëve të lartë.

Nëse shpallet fajtor, Zaev, i cili drejton Bashkimit Social-Demokrat të Maqedonisë (SDSM), rrezikon deri në pesë vjet burg.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: