MAQEDONI-Qeveria maqedonase e kryeministrit Nikolla Gruevski, nuk ka hequr dorë nga zhdukja e gjurmëve të shtëpisë së shqiptares së madhe Gonxhe Bojaxhiut, e mirënjohur si Nënë Tereza.

Pas dislokimit të shtëpisë së saj në një vend që nuk ka qenë asnjëherë, mbi themelet e shtëpisë së Bojaxhinjve u parashikua të ndërtohej kisha, më pas shkallët spanjolle, ndërsa së fundmi iu dha dritë jeshile ndërtimit të hotelit të stilit barok.

Pavarësisht se ishte menduar të ndërtohej kisha “Shën Elena dhe Kostandini”, duket se qeveria maqedonase ka ndërruar mendje, duke i shtuar qendrës së Shkupit një hotel, pikërisht në vendin ku lindi dhe u rrit Gonxhe Bojaxhiu.

Sipas gazetës “Lajm”, bëhet e ditur se objekti do të jetë i lartë 16 metra, ndërtesë tre katëshe plus katin përdhes. Investitori “Amadeus development DOOEL” e ka blerë tokën për 1,6 milionë euro në vitin 2013. Këtë vit ndryshe nga më parë, shoqëria civile nuk ka reaguar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: