Prokuroria Publike e Maqedonisë ndaloi publikimin e materialeve lidhur me rastin “Puçi” apo të njohura si bombat e opozitës maqedonase.

Prokuroria përmes një komunikate theksoi se do të dënohen me ligj të gjitha ata, me theks të veçantë mediat që publikojnë materiale që kanë të bëjnë me paralajmërimet e liderit të partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev. Ky i fundit paralajmëroi publikimin e materialeve dhe dëshmive të ashtuquajtura “bomba” që kanë të bëjnë me skandale dhe afera të pushtetit aktual të udhëhequr nga Nikola Gruevski.

Ministria e Puneve të Brendshme para publikimit të këtyre materialeve nga ana e Zaev, e akuzoi atë për bashkëpunim me shërbime sekrete dhe sigurimin e këtyre materialeve përmes tyre.

(ar.sh/News24/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: