SHKUP – Lideri i LSDM-së në Maqedoni, Zoran Zaev, ka publikuar përgjimet e radhës që kanë të bëjnë me biseda të liderëve qeveritarë dhe personaliteteve politike teksa keqpërdorin pozitën publike.

Zaev prezantoi materiale, të cilat sipas tij tregojnë sesi Gruevski ka ndikuar në ndryshimin e planeve urbanistike, cili ka qenë roli i tij në dramën me këshilltarin e Komunës Qendër, Shipoviç por edhe detaje të tjera.

Zaev tregon sesi me urdhër të Gruevskit janë ndryshuar planet urbanistike në disa vendndodhje të Shkupit për t’i pushtuar vetë ai me djalin e xhajës, shefin e Inteligjencës – Sasho Mijallkov si dhe persona të tjerë.

Zaev prezanton më tej biseda të Gruevskit ku sipas tij tregohet sesi Gruevski jep urdhër që në vend të sallave sportive të behen ndërtime të ndryshme. Në bisedë me ministrin e transportit Janakievski dëgjohet sesi kryeministri maqedonas e urdhëron atë për ndërhyrje në planin urbanistik. Gruevski urdhëron që plani i ri të ketë hapësirë më të madhe trualli për të, bëjnë të ditur mediat shqiptare në Maqedoni.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: