MAQEDONI- Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në një pronocim para mediave në Maqedoni deklaroi se partia e tij ka vendosur që të jetë pjesë e qeverisë me LSDM.

Ai tha se kanë marrë vendimin me të cilën respektohet vullneti i shqiptarëve.

Osmani tha se Deklarata e Partive Shqiptare është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe me Kushtetuën e vendit.

“Si e tillë në asnjë mënyrë nuk cenon integritetin territorial apo nuk rrezikon karakterin unitar të vendit. Gjithashtu asnjë rresht i vetëm në këtë deklaratë nuk cenon Kushtetutën e Maqedonisë. Partitë politike shqiptare dhe as Deklarata nuk ishin shkas për krizën sistemore, politike dhe institucionale në vend dhe duke pasur këtë parasysh, ftojmë partitë politike të përmbahen nga të shndërruarit e kësaj krize politike në përplasje ndëretnike ndërmjet dy komuniteteve shumicë në Maqedoni”, u shpreh zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Më këtë rast Osmani tha : “I bëjmë thirrje Ivanovit që në përputhje me obligimiet e tija Kushtetuese si dhe me kërkesën e tij që gjatë konsultimeve me të gjitha partitë parlamentare, t’i ndanë mandatin për formimin e Qeverisë, shumicës së re parlamentare të konfimruar me nënshkrimin e 67 deputetëve  në Kuvendin e Maqedonisë. Njëkohësisht ftojmë z.Ivanov  si dhe partitë politike në Maqedoni të jenë të matur dhe të përkujdesshëm në deklaratat e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë të ardhmen e përbashkët të qytetarëve të Maqedonisë. Në fund Kryesia Qendrore e BDI-së, njofton qytetarët, institucionet e vendit dhe miqt tanë të komunitetit ndërkombëtarë se dhënia e nënshkrimeve për përkrahjen për të marrur mandatin për formimin e Qeverisë, njëkohësisht nënkupton edhe përkrahje për formimin e shumicës së re parlamentare dhe Qeveri e re e Maqedonisë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe e përkushtuar në sundimin e së drejtës dhe integrimit në NATO dhe BE. Pjesëmarrja e BDI-së, në Qeverinë e re e reflekton vullnetin e popullit shqiptar e shprehur në zgjedhjet e fundit më 11 dhjetor dhe ka për qëllim përmbushjen e programit që është premtuar para qytetarëve në këto zgjedhje. Njëkohësisht BDI do të kërkon inspektim të plotë të punës së BDI-së nga formimi i saj në vitin 2012 deri në ditën e sodit, deri sa të mbaroj procesi i reformimit të sistemit juridik në shtet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb