MAQEDONI – Presidenti i Maqedonisë i ka tërhequr edhe faljet e mbetura nga vendimi i tij i 12 prillit. Pas tërheqjes së faljeve për 22 politikanë gati një javë më parë, sot presidenti Ivanovi tërhoqi edhe faljet për 33 të tjerët, bën të ditur Alsat.

Sipas komunikatës për shtyp të presidentit Ivanov, “në bazë të ligjit, të gjithë personat e mbetur kishin mundësi të kërkonin anulimin e vendimit për falje. Përkundër paralajmërimeve deklarative të një pjese të tyre, deri tani asnjë nga ata nuk dorëzoi kërkesë për anulimin e vendimit për falje. Këto 10 ditë ishim dëshmitarë të interpretimeve të ndryshme të këtij vendimi, në skenën politike të polarizuar, si dhe përpjekjeve për fitimin e pikëve politike mbi këtë vendim, i cili sikurse atëherë edhe tani, jam i bindur se do të kontribuojë për pajtim kombëtar dhe do të ofrojë dalje nga kriza politike e Maqedonisë. Prandaj, sot mora vendim të anuloja edhe vendimet e mbetura për falje, të marra më 12 prill”.

Sipas komunikatës, Ivanov thekson se “ndryshe nga 12 prilli, sot kemi një realitet të ri në Maqedoni, në kushte të kërcënimeve të jashtme dhe rreziqeve të sigurisë, por vendi ka institucione të cilat mund t’i bëjnë ballë edhe këtyre sfidave”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: