MAQEDONI- Studentët maqedonas kanë nisur sot një protestë masive përpara Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, e mbështetur edhe nga pedagogët dhe prindërit e tyre, por edhe qytetarë. Shkak për këtë protestë është bërë propozimi i qeverisë për vendosjen e provimit shtetëror.


Mijëra student me po bërtasin “ Autonomi”, “ Stop reformave të këqija”,


“Kërkojmë nga Qeveria që ta heq propozimin për provimin shtetëror. Në vend të saj, përsëri të shikohen akreditimet e universiteteve dhe programet e studentëve dhe nëse ato nuk janë të mira, të ndryshohen. Kur ministër i arsimit del dhe deklaron se është fshehtësi publike se në Maqedoni blihen diploma, kjo d.m.th se faji është i tyre dhe ata duhet që ti shikojnë vendimet e këqija të cilat i kanë sjell paraprakisht. Me dënim kolektiv nuk mund të bëjnë ndryshime pozitive në arsim”, deklaroi Anastasija Petrevska nga Plenumi studentor.
(ma.ar/BalkanWeb)