MAQEDONI- Janë publikuar pamjet e para të postës policore kufitare në Goshincë të Malësisë së Likovës, vetëm një ditë pas ndërhyrjes së grupeve të armatosura, që zunë në pritë katër efektivët e policisë.

Në këto pamje të publikuara nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë shihen ambientet e policisë, ndërsa përveç kësaj shfaqen pamje të telefonave të shkatërruar të pjesëtarëve të policisë. Në këtë postë policore sulmi u krye rreth orës 02.30, kur u kapën katër pjesëtarët e policisë të cilët ishin në punë.
Tre prej tyre raportohet se ishin të përkatësisë etnike shqiptare.

SULMI
40 persona sulmuan ditën e martë stacionin policor në Goshnicë, kufi me Kosovën. Mediat maqedonase bënë me dije se, personat që kryen sulmin deklaruan se ishin të UÇK¬-së. Policët maqedonas që u sulmuan deklaruan se personat ishin të mirëarmatosur dhe flisnin shqip. “Do t’ju ekzekutojmë të gjithëve. Duam shtetin tonë”, mësohet të kenë thënë sulmuesit. Pak orë më pas në reagimin e saj, MPB¬-ja e Maqedonisë akuzoi Kosovën për sulmin, duke thënë se sulmuesit mbanin emblema të UÇK-¬së.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb