MAQEDONI- Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka vizituar politikanin shqiptar të Maqedonisë, Ali Ahmetin, i cili dje pësoi një aksident.

Ahmeti ka shkruar një status në të cilin falënderon Thaçin për vizitën.
“Sot prita edhe bashkëveprimtarin nga kohërat e hershme dhe bashkëluftëtarin, Hashim Thaçi”, shkruan Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Më tej në komentin e tij Ahmeti ka falënderuar të gjithë ata që u interesuan dhe u kujdesen për të në mënyrë që ai të shërohet sa më shpejt. “Shpreh mirënjohje edhe për të gjithë miqtë dhe dashamirët që shprehën shqetësim për shëndetin tonë dhe ju njoftoj që unë dhe vozitësi jemi mirë, njëkohësisht falënderoj edhe stafin e shkëlqyer të Qendrës Klinike të spitalit të Tetovës për kujdesin”, përfundon komentin e tij Ali Ahmeti.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: