SHKUP- VMRO-DPMNE-ja akuzoi LSDM-në se me vendimet e saj, thellon çdo ditë e më shumë krizën politikë në vend. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllladimir Gjorçev, tha se këto hapa të opozitës, vinë si pasojë e mungesës së ideve për politikë destruktive dhe frikës për t’u përballur me zgjedhje.
Sipas VMRO-DPMNE-së, ky është një mekanizëm i partisë së Zaevit për të kushtëzuar Gjykatën Kushtetuese dhe të ndikojnë në punë e tyre, praktikë kjo që sipas VMRO-DPMNE-së nuk është karakteristikë e vendeve demokratike evropiane./alsat.M
(ed.me/BalkanWeb)