SHKUP-Një person ka vrarë me armë zjarri dy burra dhe një grua në qytezën Zletovë në Maqedoni.

 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë konfirmohet se bëhet fjalë për vrasje të trefishtë, por nuk zbulojnë identitetin e viktimave dhe as detaje të tjera.

 

Jo zyrtarisht mësohet se njëri nga meshkujt e vrarë dhe gruaja të jenë prindërit e bashkëshortes së të dyshuarit për vrasjen.

 

Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb