SHKUP– Ushtari profesionist i cili vrau tre perona dje në mëngjes në një qytezë në Maqedoni është gjetur i vetëvrarë në një stan në afërsi të vendit të krimit.

40-vjeçari Dragan Manoilov, ishte autori i vrasjes së  trefishtë ndodhur dje në Zletovë, konfirmoi MPB në Maqedoni.

Manailov, sipas policisë  vrau Ilija M. 65 vjeç, Jana M. 63 vjeç dhe Metodi M.  50 vjeç.

Ilija dhe Jana janë prindërit e ish- bashkëshortes së tij, ndërsa i treti është xhaxhai i ushtarit, për të cilin dyshonte se kishte lidhje dashurie me ish- bashkëshorten e tij.

Ushtari dhe ish- gruaja e tij kishin dy fëmijë të mitur, kurse ai dy herë ka qenë me shërbim në Afganistan.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb