SHKUP-Enti gjeologjik i Maqedonisë ka konfirmuar vlerësimet e mëparshme për rezervat e minierës së arit e të bakrit në komunën Bosilovo.
Ky ent ka kryer studimin gjeologjik në zonat tek Ilovica dhe Shtuka në komunën Bosilovo ku duhet të hapet një minierë e re bakri e ari dhe ka konfirmuar vlerësimet e mëhershme të rezervave të këtyre minierave.
Sipas studimit në këtë vend ka 237 milionë ton resurse dhe rezerva nga 225 milionë ton xehe nga të cilat, ku sipas vlerësimeve, mund të nxirren rreth 70 tonë ar dhe 410 mijë tonë bakër, transmeton portali maqedonas Ekonomik.
Ndëhyrja në këtë zonë është parashikuar me një plan për 23 vjet.
Për zhvillimin dhe ndërtimin e minierës nevojiten 500 milionë dollarë dhe është planifikuar të punësohen rreth 400 veta.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: