MAQEDONI- 40 persona kanë sulmuar ditën e sotme stacionin policor në Goshnicë, kufi me Kosovën. Mediat maqedonase bëjnë me dije se, personat që kryen sulmin deklaruan se ishin të UCK-së.

Policët maqedonas që u sulmuan deklaruan se personat ishin të mirëarmatosur dhe flisnin shqip. “Do t’ju ekzekutojmë të gjithve. Duam shtetin tonë”, mësohet të kenë thënë sulmuesit.

Pak orë më pas në reagimin e saj, MPB-ja e Maqedonisë akuzoi Kosovën për sulmin, duke thënë se, sulmuesit mbanin emblema të UCK-së.

Për ngjarjen, mediat nga Kosova shkruajnë se është trillim i Gruevskit.

KRYETARI I LIKOVËS: ASKUSH S’KA PARË GJË NË FSHAT

 Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Likovës, Sadulla Duraku. Ai tha se, “askush  s’ka parë gjë në fshat. Nuk janë vënë re lëvizje nga jovendas”.

“Kërkojmë informacion zyrtar nga MPB”,- tha Duraku.

MPB E MAQEDONISE: PERSONAT QE KRYEN SULMIN ME EMBLEMA TE UCK-SE

MPB ka dhënë versionin e saj lidhur me incidentin e ndodhur sot në mëngjes në postën policore në Goshincë, të komunës së Likovës, transmeton Ina.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ivo Kotevski në një konferencë me mediat deklaroi se institucionet e shtetit mbrëmë kanë qenë të sulmuara nga grupe terroriste.
“Sot në mëngjes rreth orës 2.30, një grupë prej 40 personave e kanë sulmuar stacionin policor në Grushnicë të Likovës. Ata kanë qenë rëndë të armatosur, të maskuar me uniformë që kanë mbajtur emblemën e UÇK-së dhe kanë folur shqip”, deklaroi Kotevski.
Sipas tij, personat e armatosur kanë marrë rob katër policët që ishin kujdestar në sigurimin e kësaj zone.
“Katër policë që kanë qenë në ndrim të natës i kanë robëruar. Sulmuesit i kanë çarmatosur ata dhe i kanë lidhur me lidhëse ndërsa njërin nga policët e kanë rrahur. Të gjithë këtë e kanë incizuar me kamerë. Njëri nga sulmuesit, i cili ka folur keq maqedonisht duke pasur serbizma në gjuhë u ka thënë se ata janë nga UÇK-ja dhe se dëshirojnë të ndërtojnë shtet të vetin dhe se as Marrëveshja e Ohrit, as Gruevski e as Ali Ahmeti nuk do ti shpëtojë ata. Ju kanë thënë policëve të largohen, nëse kthehen do ti likuidojnë. Jua kanë marr pajisjet, armët, radiostacionet dhe celularët dhe më pas i kanë thyer. Njëri nga policët i ka liruar nga prangat policët dhe janë larguar në këmbë. Derisa janë larguar kanë dëgjuar gjuajtje. MPB po ndërmerr masa për zbardhjen e gjendjes, ndërsa për shkak të situatës serioze nuk ka më shumë detaje”, deklaroi Kotevski.
Ai nuk ka folur më tej se kjo postë policore a është nën kontrollin e atyre personave, apo kontrollet nga policia.

SULMOHET STACIONI POLICOR NE GOSHNICE TE MAQEDONISE
40 persona kanë sulmuar ditën e sotme stacionin policor në Goshnicë, kufi me Kosovën. Mediat maqedonase bëjnë me dije se, personat që kryen sulmin deklaruan se ishin të UCK-së.

“Do t’ju ekzekutojmë të gjithve. Duam shtetin tonë”. Policia njoftoi se me këto fjalë njëri prej 40 personave të armatosur u është drejtuar policëve kufitarë në stacionin policor, në fshatin Goshincë të Likovës. Sipas policisë, bëhet fjalë për grup mirë të armatosur, të cilët sipas policisë kanë komunikuar në gjuhën shqipe. Ata kanë arrestuar katër policë, ua kanë lidhur duart, kurse njërin e kanë rrahur.

Njëri prej tyre, përmes një përkthyesi u është drejtuar me këto fjalë: “Ne jemi nga UÇK. Tregojuni se nuk do të mund të ju shpëtojë as Ahmeti e as Gruevski. Ne nuk njohim marrëveshje të Ohrit. Të gjithëve do t’u ekzekutojmë. Duam shtetin tonë”, ka thënë ai.”- shkruajnë mediat maqedonase.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: