TIRANË- Bllokohet eksporti i perimeve të freskëta në Maqedoni. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë, e cila ka reaguar ndaj këtij akti, sipas saj të njëanshëm. Për këtë qëllim Ministri i Bujqësisë i ka dërguar një letër homologut të tij maqedonas, Mihail Cvetkov ku shkruan se fryma e bashkëpunimit duhet të shfaqet në heqjen e barrierave dhe se këto veprime nuk i kontribuojnë marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Fryma e bashkëpunimit duhet të shfaqet në heqjen e barrierave tregtare dhe në informim dhe dialog të vazhdueshëm midis palëve. Veprimet e njëanshme nuk i kontribuojnë marrëdhënieve tona”, i shkruan ministri Panariti homologut të tij maqedonas.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb