MAQEDONI E VERIUT

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti foli për mediat pas caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti e ka cilësuar takimin e sotëm si tejet konstruktiv, ndërsa tha se të gjitha partitë janë shprehur të vendosura për të punuar fort, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në familjen e madhe të BE.


“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternativa e jonë e vetme është Bashkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe deri sa u shterruan të gjitha argumentet vendosem bashkërisht që  me 12 prill të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”- tha Ahmeti.


n.m/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: