MAQEDONI E VERIUT
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të kufizoj lëvizjen e të rinjve deri në moshën 18 vjeçare si dhe të të moshuarve mbi 67 vjeç.
Kufizimi për të rinjtë do të vlej nga ora 21 deri në mesditën e ditës së ardhshme, që nënkupton nga ora 21:00 deri në ora 12:00. Ata mund të lëvizin nga ora 12:00 deri në ora 21:00. Derisa të moshuarit do të mund të lëvizin nga ora 05 e mëngjesit deri në ora 11:00. Kufizimi për ta hyn në fuqi nga ora 11:00 dhe zgjatë deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme.
Kjo me qëllim që të mos ndeshen këto dy kategori, të rinjtë si bartës të koronavirusit, derisa të moshuarit si kategoria më e rrezikuar.
Ndërkohë që ora policore me vendimin e sotëm të qeverisë nga ora 21:00 do të zgjas deri në ora 05:00 dhe jo deri në ora 06:00 siç ishte caktuar më parë.
(BalkanWeb)