Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Firmosja e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është dëshmit e triumfit të vlerave euro-atlantike në rajonin tonë.” -shkruan Bushati ndërsa shton se vizioni dhe përkushtimi i dëshmuar përmes dialogut të dy fqinjëve për tejkalimin e mosmarrëveshjes që mbajti pezull për gati 3 dekada perspektivën e intergimit euro-atlantik ja doli të lërë pas dasitë e së shkruarës dhe të projektojë një të ardhme më të sigurtë e begatë për rajonin, Europën dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut.

“Përgëzime të gjithë atyre që punuan për të bërë të mundur këtë arritje historike, veçanërisht faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut që vijimësisht ka punuar për ankorimin në rrjedhat euro-atlantike. Shqipëria mbështet gjithnjë një multietnike, demokratike, të kyçur në #NATO dhe #BE. #WeAreNATO” – përfundon Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb