SHKUP

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë përmes një postimi në Tëitter se në datën 6 shkurt do të firmoset protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë

“Më 6 shkurt ne do të shkruajmë historinë: # NATO, Aleatët do të nënshkruajnë protokollin e pranimit për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë Veriore së bashku me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov”- ka shkruar Stoltenberg në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se hapja e rrugës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE ka ardhur pas zgjidhjes së kontekstit të emrit me Greqinë e njohur si Marrëveshja e Prespës.

Që prej vitit 1991, Greqia ka kundërshtuar përdorimin e emrit “Maqedoni”, pasi një provincë e saj veriore ka po të njëjtin emër.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb