Në 24 orët e fundit, në kryeqytet janë shënuar ngjarje që mund të shihen vetëm në filma të Hollowudit. Dje rreth orës 13-00 është plaçkitur ekspozita e “Halk Bank” në Vizbeg të Shkupit.

Persona të armatosur duke kërcënuar të punësuarit kanë marrë një shumë të majme parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Siç raportohet deri më tani, nuk ka njerëz të lënduar. Ndërkaq pas mesnate është hedhur predhë në Qendrën Tregtare  Mavrovasja,  përcjell Alsat.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se rasti është paraqitur në orën 01-35 pas mesnate, duke vërtetuar se mjeti me të cilin është hedhur granata, ka qenë një “Bazuka”. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht nuk janë regjistruar dëme në njerëz. Më shumë se 50 automobilave në Komunën e Çairit u janë shpërthyer gomat nga persona dhe arsye ende të panjohura deri tani. Banorët shprehen të shqetësuar për këtë dukuri dhe kërkojnë që sa më shpejt të zbardhet rasti. Ata thonë se duhet të lokalizohen personat që e kryen këtë vepër, me qëllim që të mos përsëritet e njëjta.

Kur ka dal djali i ka parë gomat e shpërthyera. Të gjithë fqinjët kishin dal këtu, Ismetit i kishin shpërthyer dy goma, Enverit një gomë. I dërguam në gomisteri me goma të shpërthyera. Kjo Jugo këtu poshtë ka tre goma të shpërthyera. Kjo është për të të ardhur keq. E kemi paraqitur si rast në polici, dhanë premtim se shpejt do të vijnë, ja kaluan dy orë dhe askush nuk erdh”- tha Hazbi Ibrovic, banor i komunës së Çair.

Pavarësisht se banorët pohojnë të kenë paraqitur rastin në polici, nga Ministra e Punëve të Brendshme thanë se nuk janë të njoftuar me rastin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb