MAQEDONI
Ish ministra dhe zv. ministra të bujqësisë në Maqedoni janë shoqëruar sot në mëngjes, pas një aksioni të sektorit për krim të organizuar të MPB-së. Mediat maqedonase raportojnë se bëhet fjalë për ish ministrat Aco Spasenovski, Mihaill Cvetkov si dhe ish zv. ministri Kristijan Delev. Personat e lartpërmendur janë shoqëruar në polici, derisa i dyshuari i katërt i cili është edhe deputet aktual, Ljupço Dimovski, akoma kërkohet nga policia.
Personat e lartpërmendur po hetohen për keqpërdorim të ndihmës bujqësore dhe dhënien e tokës shtetërore bujqësore.
(BalkanWeb)