MAQEDONI- Maqedonia është tronditur e tëra sot nga disa lëkundje tërmeti, më e forta 5.2 ballë i shkallës Rihter. Tërmeti i parë ka qenë në orët e para të mëngjesit, me magnitudë 4.4 ballë. Ndërsa në orën 15:20 ka qenë edhe tërmeti tjetër i fortë që përveç dëmeve të shumta materiale, ka pasur pasoja edhe në njerëz. Mediat maqedonase raportojnë për 50 persona të lënduar, të cilët janë dërguar për të marrë trajtim në spitalin e Shkupit.


Shkup termeti 1


Pas këtij tërmeti ka pasur edhe disa lëkundje të tjera më të lehta që kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë lënë banesat dhe kanë dalë rrugë.


Shkup 2

Epiqendra e tërmetit të parë ka qenë rreth 7 km larg Shkupit, në një thellësi prej 5 kilometrash. Ndërsa, tërmeti i orës 15:20, ishte 5 kilometra në verilindje të Shkupit, në thellësi 2 kilometra. Këto të dhëna vijnë nga stacioni sizmologjik evropian, ndërsa ende priten të dhënat e stacioneve vendase.

Sipas raportimeve nga Qendra Sizmike Evropiane, i gjithë rajoni verilindor i Maqedonisë në kufirin me Kosovën është goditur nga tërmeti i regjistruar në orën 15:20.

Nga tërmeti raportohet për persona të lënduar dhe dëme të shumta materiale, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri. Për shkak të tërmetit të fortë janë evakuuar qendrat tregatre në Shkup, ndërsa qytetarët janë larguar nga shtëpitë dhe banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

BANORËT NË PANIK NGA TËRMETI, DISA JANË HEDHUR NGA TARRACAT E SHTËPIVE
Qytetarët në Shkup kanë marrë masa duke dalë në oborret e ndërtesave për të parandaluar ndonjë katastrofë, në rast se një tjetër tërmet godet Maqedoninë. Ndërsa disa të tjerë janë lënduar, pasi nga paniku janë hedhur nga tarracat e shtëpive ku edhe ishin ngrjitur nga frika prej tërmeteve.

LËKUNDJET E TËRMETIT NË SHKUP

(el.sp/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: