Armando Diego Maradona ka qenë i pranishëm në ndeshjen e Argjentinës me Nigerinë duke festuar madje pas golit të dytë në një mënyrë jo të zakonshme. Argjentinasit fituan në momentet e fundit me golin nga Marcos Rojo, pasi më parë shifrat ishin të barabarta 1-1, me golat e Messi e Moses.

Maradona ka qenë shumë aktiv gjatë ndeshjes Argjentinë-Nigeri.
Ai nuk e ka përmbajtur veten pas golit të fitores të shënuar nga Marcos Rojo, që i dhuroi bardhekatërve kualifikimin, duke i treguar gishtat e mesit tifozëve te Nigerisë.

Maradona spital

Por më pas, legjenda e futbollit argjentinas është shoqëruar në spital pasi ka patur vështirësi në ecje gjatë daljes. Madje siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, ai mbahet për krahu dhe nuk arrin dot as të ulet në kolltuk.

Ai është dërguar në spital nga stafi mjekësor i stadiumit. Por pas ndihmës mjekësore Diego Armando Maradona ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka zbuluar se kishte dhimbje qafe dhe problem me zemër dhe se doktori i kishte rekomanduar të shkonte në shtëpi pas pjesës së parë.

“Dua t’ju them se jam mirë, se nuk jam në spital e as nuk jam shtruar më herët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Maradonaa

Maradona shtoi se nuk ka dashur ta dëgjojë rekomandimin e doktorit në mënyrë që të ishte dëshmitar i kualifikimit të Argjentinës në mesin e 16 skuadrave më të mira.

“Më kontrolloi doktori dhe më rekomandoi të shkoja në shtëpi pas pjesës së parë, por doja të qëndroja sepse po rrezikonim. Si të largohesha? Puthje për të gjithë, faleminderit për përkrahjen!”, shtoi ai.
Fitorja e ka dërguar Argjentinën në 1/8 ku do të takohet me Francën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb